Ora News - Durrës, 13 punonjëse nga rrobaqepsia shtrohen me urgjencë në spital

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 20 gra, punonjëse e të një biznesi fason, rrobaqepësi, në Shkozet të Durrësit përfunduan në urgjencë.

Gratë ishin ndjerë keq gjatë punës dhe në spital shfaqen shenja helmimi.

Ata morën ndihmën e parë mjekësore në Urgjencën e Durrësit, ndërsa njëra që ishte në gjendje më të rënduar u soll në Tiranë për mjekim të specializuar

Përmes një njoftimi zyrtar policia deklaroi se 13 gra ishin shtruar në spital

"Më datë 26.05.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për ndihmë mjekësore 13(trembëdhjetë) punonjëse të një firme rrobaqepësi. Shtetaset e mësipërme, në ambientet e punës kanë shfaqur shenja debulese(të fikti) , të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën" informoi policia e Durrësit në një njoftim për shtyp të orës 15:11.

Sic treguan, fillimisht u ndje keq njera prej tyre e cila pësoi gjendje të fikti, ndërsa u pasua edhe nga gra të tjera

"Nuk e dimë nga se erdhi. Shoqes së parë i ra të fiktë dhe e sollën në spital, pastaj nuk u ndjemë mirë" tha një paciente.

Rrobaqepsia ku punojnë këto gra ka 120 punëtore, por kjo situatë u regjistrua në vetem një prej reparteve.

Paraprakisht mjekët dyshojnë për intoksikim nga gazi, por fjalën e fundit do ta thonë pas përfundimit të analizave

Policia e Durrësit ndërkohë kreu veprimet e para për të zbardhur të vërtetën e helmimit të grave rrobaqepëse.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-13-punonjese-nga-rrobaqepsia-shtrohen-me-urgjence-ne-spital

Share This Video


Download

  
Report form