50 dasmorë janë helmuar gjatë natës së mbrëmshme në një dasmë në qytetin e Durrësit.
Persona e helmuar janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku 38 prej tyre pasi kanë marrë ndihmë e nevojshme janë larguar, ndërsa për 12 të tjerë, gjendja shëndetësore e të cilëve kanë qenë më e rëndë, janë shtruar në spital.
Mësohet se Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra nga ushqimet e përdorura në dasmë për analiza, të cilat priten të përcaktojnë edhe shkakun e helmimit.