Report TV - Protesta, vendoset kordoni i policisë te kryeministria

Report TV 2018-05-28

Views 0

Efektivët të cilët kanë krijuar perimetrin e sigurisë përreth Kryeministrisë kanë marrë porosi që të shmangin çdo përplasje me mbështetësit e opozitës.

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton nga terreni se oficerëve u është dhënë porosi që të mos reagojnë ndaj provokimeve të protestuesve. Përreth Kryeministrisë janë dislokuar rreth 1500 forca policie përfshirë RENEA-n, FNSH-në dhe Shqiponjat.

Ndërsa në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit janë vendosur snajperë.

Share This Video


Download

  
Report form