Report TV - Salianji: Pas bllokimit të rrugëve protesta do kulmojë te Kryeministria

Report TV 2018-05-14

Views 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji paralajmëron se protestat e opozitës do kulmojnë përpara Kryeministrisë. I ftuar në studion e Report Tv ligjvënësi demokrat u shpreh se mosbindja civile dhe protesta e sotme e biznesit të vogël janë vijim i protestave pavarësisht nga forma si protestohet. Sipas tij, opozita do përshkallëzojë protestat nëse Rama nuk tërhiqet nga rritja e taksave dhe tarifa në ?Rrugën e Kombit?.

?Bllokimi i rrugëve ishte një formë, kjo e sotmja ishte një tjetër protestë. Do ketë forma të ndryshme të protestës. Do protestojmë dhe me naftëtarët e Ballshit. Nuk ndalet protesta në asnjë ditë pavarësisht formave si protestohet.

Protesta do vijë duke u përshkallëzuar dhe rritur, këto janë forma të ndryshme të të protestuari. Do akumulohet i gjithë shpërthimi i qytetarëve dhe protesta, sipas vendimmarrjes, kulmon te Kryeministria. Nëse kryeministri nuk reagon, padiskutim që protesta kulmon përpara përgjegjësit të kësaj situate. Mosbindja civile ishte bllokimi i rrugëve, në katër pikat ku ishin mbi 2 mijë qytetarë?.

Share This Video


Download

  
Report form