Spikerja Ana Kallaku dhe sekretari i përgjithshëm i aeronautikës shqiptare, Artion Vreto ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Kallaku tha se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe përgatit çdo ditë ushqim në shtëpi. Sot spikerja kishte zgjedhur të përgatisë kek me rikota dhe çokollatë të zezë.
Ndërkohë Vreto po ashtu tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se gatuan shpesh për familjen. Sot ai kishte zgjedhur të përgatisë një recetë të gjyshit të tij, sallatë ruse. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e Artion Vretos.