Ora News - Zhvlerësimi i euros dëmton markën “ Made In Albania” përballë konkurentëve

Ora News Lajme 2018-05-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prodhuesit shqiptarë kërkojnë nga qeveria një zgjidhje e cila do të mbronte produktet shqiptare përballë konkurentëve.Të mbledhur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar në lidhje me efektet që po jep zhvlerësimi i euros, Arben Shkodra, sugjeron se një mënyrë mund të jenë edhe lehtësitë fiskale deri në stabilizimin e situatës. Aktualisht një euro në tregun e këmbimit valutor po këmbehet me 126.6 lekë dhe gjatë kësaj jave ka pasur një trend rënës.

Zhvlerësimi i euros po rrezikon prodhimet Made in Albania. Prodhuesit më të mëdhenj shqiptarë janë mbledhur së bashku për të diskutuar mbi dëmin që po pësojnë.

Arben Shkodra deklaron se ndjehen të shqetësuar për faktin se rënia e euros vazhdon dhe nuk dihet se kur mund të ketë një stabilizim të gjendjes, duke ndikuar në uljen e fitimeve të cilat shkaktojnë automatikisht edhe shkurtim të vendeve të punës.

Arben Shkodra: Mendojmë dhe besojmë fort që impaktin më të madh do ta ketë Made in Albania, pra produktet e gjeneruara totalisht në Shqipëri. Kemi sektorin që është sektori i materialeve të ndërtimit që gjenderohet në Shqipëri, tullat, fabrikat e çementos. Të gjithë lëndën e parë ato e marrin në lekë shqiptare, gjithë përpunimin e kryejnë në lekë shqiptare por eksportin ata e bëjnë pastaj në euro.

Prodhuesit shqiptar kërkojnë dialog me qeverinë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e momentit duke ulur tarifat apo taksat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhvleresimi-i-euros-demton-marken-made-albania-perballe-konkurenteve

Share This Video


Download

  
Report form