Zhvlerësimi i euros përballë lekut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo javë që po mbyllim nisi me një nivel të ri të monedhës europiane në tregun vendas. Ajo u këmbye me 134 lekë, ndërsa në ditët në vijim ajo ka qëndruar në kufijtë e 135 lekë. Ky zhvlerësim i euros përballë lekut, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, nuk lidhet me zhvillimet ekonomike, por me shpenzimet e prag fushatës elektorale. Preçi argumenton më tej se në kohën kur niveli i remitancave është në rënie, investimet e huaja nuk kanë shënuar rritje të konsiderueshme prania me tepri e euros lidhet me aktivitetet informale. Euro vijon të jetë e nënçmuar, duke reflektuar ofertën e lartë për këtë valutë dhe kërkesën e dobët. Përgjithësisht në muajin prill, euro në tregun vendas ka pasur tendencë forcuese, teksa pas mbylljes së bilanceve bizneset e huaja fillojnë e transferojnë fitimet, por këtë vit kjo tendencë sezonale nuk po konstatohet. Monedha europiane ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, kohë kur shënoi rekordin e këmbimit prej 134 lekë.

Share This Video


Download

  
Report form