Rezoluta për anëtarësimin në BE, PD bojkoton Kuvendin, Rama: Akt pabesie dhe tradhtie!

Report TV 2018-05-24

Views 0

"Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi". Kështu e quajti kryeministri Edi Rama bojktotin e Kuvendit nga opozita, kur pritet të votohet rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se PD bëri atë që s'e ka bërë asnjë forcë politike në këto 27 vite. Sipas tij, kjo sjellje e opozitës është në vijim të qëndrimit të saj për bllokimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajin qershor.

Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për proggram ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t'u rikthyer në pushtet? Nuk mujafton. është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s'ka tjetër.

Por nuk është ky thelbi, nuk mund të jetë ky motivi që pa u mbushur ende një vit nga zgjedhjet, një forcë e tërë poituike alternative të transformohet dhe punon për shkatërrimin e një segmenti rruge që është rruga e shqiptarëve, jo rruga e PS-së, jo e një pjese, është rruga e shqiptarëve. Negociatat, çelja e negociatave, janë një problem shumë i madh për ta dhe jo thjesht për arsye se duke u çelur negociatat, qeveria dhe shumica jonë me gjasë do të marrë një energji të re besimi dhe mbështetje, negociatat janë një problem shumë i madh për ta, sepse duke i çelur mbaron përfgundimisht historia e pandëshkueshmërisë, duke u çelur negociatat, vendi kalon nga një fazë ku mjaftonte të bënte ndrushimin e kushtetutës, të të gjithë arkitekturës së sistemit të drejtësisë, të ligjevge që grantojnë pastrimin e drejtësisë, në një fazë ku vendi duhet të tregojë se prokuroria e pastruar nga Vettingu, gjykata e pastruar nga Vettingu funksionojnë si një pushtet që nuk i ndan njerëz në të fortë dhe të dobët, të pasur e të varfër, të pushtetshëm e të pazëshëm, por si një pushtet ku gjithkush që ka shkelur ligjin, ka kryer akte në dëm të interesave publike, gjithkush që ka prekur pasurinë e shqiptarëve, të ndëshkohet.

Share This Video


Download

  
Report form