Nga ?Samiti i Integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian? i zhvilluar në Bullgari, kryeministri Edi Rama tha se pritshmëritë në përshpejtimin në procesin integrues janë të larta.
?Ndërkohë që jemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia tenisin negociatat. Sepse sinqerisht kjo është një kontradiktë në mënyrën se si e shoh unë, midis të qenit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën evropiane që të ketë qartësi se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mos-fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues.?
Duke sjellë si shembull ndihmën e ofruar nga vendet e Ballkanit përgjatë përmbytjeve të ditëve të fundit në Shqipëri, kryeministri kërkoi zbatimin konkret të ?Procesit të Berlinit?, nënshkruar 3 vite më parë.
?Shpresojmë që Procesi i Berlinit me investimet e parashikuara në infrastrukturë të bëhet realitet dhe më konkret duke mos mbetur vetëm një listë joshëse dëshirash.?
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama, iu drejtua Bojko Borisovit, homologut Bullgar, vendi që do të marrë edhe presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
?Faleminderit Bojko për këtë mbledhje dhe ju duhet të kuptoni që tanimë, në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli, por edhe ju tek i cili do të shohim të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni i suksesshëm.?