Ora News - Bastiset Prokuroria e Durrësit, vidhen dosjet në zyrat e prokurorëve

Ora News Lajme 2018-05-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa denoncimi është bërë nga pastruesja e këtij institucioni, e cila gjeti dyert e dëmtuara.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Ora News se autorët dyshohet se kanë hyrë nga dera kryesore, ndërsa dyert e brendshme janë hapur nëpërmjet kartës.

Ndërkohë burimet thonë se krahas dokumenteve dhe dosjeve është vjedhur edhe serveri qendëror. Por nuk dihet se cilat dosje dhe materiale janë vjedhur. Ndërsa po bëhet inventari i të gjitha zyrave për të evidentuar sasinë dhe llojin e materialeve të vjedhura nga Prokuroria

Një nga zyrat e vjedhura është ajo e prokurorit të Task-Forcës në Prokurorinë e Durrësit, Afrim Shehut dhe një oficeri.

Policia ka urdhëruar që asnjë punonjës të mos hyjë brenda.

Ndërkohë po kqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtrinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Kjo është hera e dytë që vidhen materialet në zyrat e Prokurorisë së Durrësit. Në datën 8 maj dy persona grabitën postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i morën disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bastiset-prokuroria-e-durresit

Share This Video


Download

  
Report form