Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një dalje të posaçme për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i kanë ofruar Albert Veliut i njohur si (bashkëpunëtori X) shumën e 200 mijë eurove në këmbim të përgenjështrimit të audio-përgjimit.
Basha tha se ofertën Veliut ja kanë bërë tek një i afërm përmes figurave të krimit nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës.
Basha: Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.
Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.
Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.
Plani për blerjen, kërcenimet ndaj dëshmitarit, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt.
Basha i bëri thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm që ti japin fund presionit mafioz dhe kërcënimeve për dëshmitarin Veliu dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-xhafajt-i-kane-ofruar-200-mije-euro-deshmitarit-x-te-pergenjeshtruar-deshmine