Ora News - Morën 200 mijë euro për punësim, dënohen me 8 vite burg çifti mashtruesve

Ora News Lajme 2019-12-12

Views 0

#rtvora #oranews #vlore

Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me nga 8 vjet burg çiftin e bashkëshortëve, Migena e Fisnik Kajolli për krijimin e një skemë mashtrimi përmes të cilës fitonin shuma të mëdha parash duke i premtuar personave punësim në sektorin privat të naftës.

Burrë e grua nga Dërmënasi i Fierit u arrestuan nga policia në maj të vitit 2018 me vendim të Gjykatës pasi akuzoheshin ?Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda?

Gjatë gjithë kësaj kohe, Fisnik Kajolli ka qëndruar në burg, ndërsa 30 vjeçarja u gjykua në Apel me masën ?arrest shtëpie?.

Por një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, ajo është vënë sërish në pranga nga Policia dhe është dërguar në qeli për të vuajtur dënimin.

Sipas hetimit të prokurorisë, skema e mashtrimit kishte nisur në vitin 2016.

Fillimisht ata mashtronin qytetarë duke u premtuar punësim kundrejt një tarife prej 3 mijë eurosh.

Ndërsa mashtrimin më të madh ia bënë dy personave motër e vëlla, të cilëve u morën 35 mijë euro dhe 97 milion lekë të vjetra me premtimin se do ti bënin aksionerë në një kompani private qe operonte në sektorin e naftës.

Për rreth 2 vite, sipas hetimit, ata arritën të përfitojnë rreth 200 mijë euro, përmes skemës së mashtrimit ku ideatore ishte Migena Kajolli.

Çifti e kishte nisur këtë aktivitet e paligjshëm që në vitin 2016.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mori-200-mije-euro-punesim-denohet-me-8-vite-burg-fierakja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form