Ora News - Ponari i bën thirrje Qeverisë: Në basketboll nuk mungon talenti por financimi

Ora News Lajme 2018-05-22

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekipi i basketbollit të Valbonës ka fituar pesë kampionate dhe pesë Kupa Republike, por vitet e fundit basketbolli në Tropojë është shuar plotësisht.

Pikërisht kjo gjendje u bë shkak që presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari së bashku me disa legjenda të basketbollit të Shqipërisë si Gazmend Çaçi, Ilir Trebicka, Nino Shkurti dhe ekipi i Valbonës ish-kampioe për pesë vite zhvilluan një aktivitet sensibilizues në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit B. Curri.

Takimi krijoi një klimë sensibilizuese dhe ishte një thirrje për bashkinë e Tropojës, biznesmenët dhe pse jo për qeverinë Shqiptare që të krijohen përsëri kushtet e zhvillimit të basketbollit ne Tropojë Vlen të theksohet që Sigal-i sponsorizoi katër tabela bashkëkohore të basketbollit dhe dhuroi nje sasi te madhe topash basketbolli per femijet e qytetit e Bajram Curri-t.

Aktivitete të tilla sensibilizuese janë nxitje për zhvillimin dhe rikthimin në traditën e mëparshme të basketbollit në Tropojë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ponari-i-ben-thirrje-qeverise-ne-basketboll-nuk-mungon-talenti-por-financimi

Share This Video


Download

  
Report form