Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme në Gjirokastër një dëgjesë me qytetarët në kuadër të 'Llogaridhënies' që qeveria ka nisur me qytetarët. Ishin të shumtë qytetarët që iu ankuan kryeministrit për problemet e tyre, ndërsa mes tyre ishte dhe një grua, e cila pak ditë më parë u përplas me bodigardët e Presidentit gjatë vizitës së tij në Gjirokastër. Qytetarja, Teuta Murataj iu ankua Ramës se i kishin hequr vajzën nga puna në kohën që ministër Drejtësie ishte Nasip Naço, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se pas takimit bisedo me zv/ ministren e Drejtësisë.