KLSH, perplasja e radhes mes Metes e Rames?

RTV KLAN 2018-11-05

Views 0

Qëndrimin e maxhorancës në lidhje me mosdekretimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Ilir Metës ia ka komunikuar në zyrën e tij edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Menjëherë pas mbledhjes së grupit ku u vendos që Sandër Lleshi të emërohet si zv.ministër, por me kompetencat e një ministri të komanduar, Ruçi iu drejtua presidencës pas një kërkese të ardhur nga vetë Kreu i Shtetit.

Zyrtarisht u njoftua se temë e diskutimit 60 minutësh ishte dekretimi i 30 Qershorit të vitit 2019 si datë e zgjedhjeve lokale.

Por burime nga të dyja palët konfirmojnë se përplasja e fundit qeveri ? presidencë ka zënë vend parësor në këtë takim.

Ruçi mësohet se i ka bërë të ditur Metës se mazhoranca konsideron që Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën duke i refuzuar kryeministrit dekretin për të emëruar ministrin e Brendshëm.

Në suazën e  detyrimit që kanë për të bashkëpunuar për emërimin e zyrtarëve të lartë është diskutuar edhe gara për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dhe vetëm pak orë pas këtij takimi Ilir Meta njoftoi se ka përzgjedhur të dekretojë Vitore Tushën si propozim për tu votuar nga parlamenti për të drejtuar KLSH.

Vitore Tusha është anëtare në Gjykatën Kushtetuese në detyrë, pasi i ka përfunduar mandati. Tusha e kaloi Vetting-un duke i plotësonte të 3 kompontët e kërkuar.

Pritet me interes lëvizja që do të bëjë kryeministri dhe maxhoranca e tij me këtë propozim të presidentit që i duhet të marrë miratimin e parlamentit për të marrë detyrën.

Kjo lëvizje e radhës në tavolinën e shahut do të provojë nëse vërtetë kryeministri nuk do konflikt me presidentin siç i tha grupit parlamentar apo do ta përdori këtë rast për ti kthyer reston atij për mos dekretimin e ministrit të Brendshëm.

Gjithsesi, ajo që vetë presidenti Meta zgjodhi të jap si mesazh për mediat pas takimit me Ruçin ishte se komunikimi me kreun e parlamentit nuk është thjesht vetëm institucional, siç është me Ramën.

Përballë kamerave ai doli personalisht të përshëndeste në ikje Ruçin deri në dalje të presidencës, gjë që nuk e ka bërë në takimet e fundit me kryeministrin.

Share This Video


Download

  
Report form