Emisioni "BOOM" solli denoncimin e fam" />
Emisioni "BOOM" solli denoncimin e fam"/>

"BOOM": Rrjedha e ujit u dëmtoi banesën, familja në Qukës pa dëmshpërblim prej 2013

Ora News Emisione 2018-05-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" solli denoncimin e familjes Shebegu në Qufës të bashkisë Prenjas. Kryefamiljari, Shaban Shebegu, thotë se në 2013 u është dëmtuar shtëpia nga një burim ujrash që ka ardhur nga mali.

Është përcaktuar dëmshpërblimi 26 milion lekë, por kanë 5 vjet që nuk e kanë marrë. Në shtëpinë tashmë të rrënuar jetojnë 6 anëtarë të kësaj familje, Shabani me gruan, djali, nusen dhe dy nipat.

Shaban Shebegu: Kemi një hall që nga viti 2013 , na u shemb shtëpia nga fatkeqësia natyrore.Lajmëruam në atë kohë komunën.Erdhi komuna na tha ne nuk kemi fond por do ja çojmë prefekturës. Erdhën 4-5 inxhinierë nga prefektura edhe bën vlerësimin e shtëpisë. Prefektura ja dërgoi prapë komunës që ne nuk kemi fond. Bëmë dokumenta prapë, thanë do bëni studim gjeologjik, e bëmë studimin gjeologjik dhe pastaj i nisën dokumentat në Drejtorinë e Emergjencave Civile Tiranë. Dhe që nga ajo ditë nuk kemi asnjë përgjigje. Vete tani në bashkinë e Përrenjasit, takoj kryetaren ajo më thotë, do vij vetë, gënjeu nuk erdhi fare. Letrat, tani thonë të nxirret leja e ndërtimit që të ndërrosh vendin. Po unë po të kisha 3 milion lekë për leje ndërtimi kisha bërë shtëpinë.

Njësia administrative Qukës: S'ka ndihmë pa nxjerrë leje ndërtimi për shtëpinë e re

"BOOM" ishte në njësinë administrative Qukës. Administratori sqaron se çfarë procedure është ndjekur në këtë rast dhe thotë se ata nuk e përfitojnë dot ndihmën pa nxjerrë leje ndërtimi për shtëpinë e re, e cila ka një kosto që nuk e përballojnë dot, por ligji është i tillë, ka një ngërç.

Gazetarja: Çfarë është bërë deri tani nga ana juaj?

Administratori i Njësisë Administrative Qukës: Është ngritur në atë kohë nga titullari grupi i konstatimit, është verifikuar.Grupi i konstatimit mban procesverbal. Procesverbali bashkë me urdhrin e kryetarit , dërgohen në Qark.Se tani i bën vetë Bashkia.Atëherë Këshilli i Qarkut vinte bënte vlerësimin e dëmit. Qarku sillte preventiv dhe planimetri.Bashkohej ky dokumentacion bashkë dhe me kërkesat që bën vetë banori.Kalonte në këshill, merr një përgjigje nga këshilli që nuk ka mundësi komuna e asaj kohe që ta dëmshpërblente, në bazë të preventivit që bënte Këshilli i Qarkut.Kjo vlerë kalonte tek Ministria e Brendshme në atë kohë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-rrjedha-e-ujit-u-demtoi-banesen-familja-ne-qukes-pa-demshperblim-prej-2013

Share This Video


Download

  
Report form