Pas lëkundjeve të shumta të tërmeteve që tronditën jugun e Shqipërisë, kryesisht qytetin Vlorës, është mbledhur këtë mesditë Shtabi i Emergjencave të Qarkut Vlorë.
Tërmetet kanë filluar prej mbrëmjes së 19 majit, ku deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm u regjistruar 14 lëkundje, ndërsa gjatë natës së kaluar janë shënuar 3 lëkundje. Tërmetet kanë krijuar panik te shumë banorë, të cilët kanë kaluar në qiell të hapur dy netët e fundit, por kanë sjellë dhe dëmtime të shumta, duke shkatërruar banesat.