Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana i ka të vështira si mund të gjelbërojë tarracat e pallatave në zhvillimin e vrullshëm urban dhe në objektet pa planifikime të kësaj natyre. Por iniciativat, stimujt dhe idetë si mund të gjelbërohet tarraca e një objekti është dhënë fillimisht nga bashkia e qytetit më pas nga Fakulteti i Arkitekturës. Ndërsa iniciativat personale deri tani nuk janë të shumta.
Në zonën e Zogut të Zi apo në rrugën e Elbasanit mund të shihen disa pallate që në tarracën e tyre kanë një lulishte në nivelin vertikal.
Bashkia e kryeqytetit e ka nisur këtë sfidë me një projekt inovativ që e kanë realizuar vetëm disa vende të zhvilluara të botës, atë të gjelbërimit të tarracave duke punuar institucionet publike dhe me komunitetin.
Diana Mile: Ne kemi mundur të realizojmë tarracën e bashkisë, tarracën e fakultetit të Arkitekturës, vazhdojmë projektin me hapësirat publike, pasi tarracat e gjelbra bëhen në territore që kanë pasur problemin e depozitave të ujit. Hapësirat publike kanë qenë ato që ne kemi pasur mundësi për ti realizuar këto projekte.
Drejtoria e Mjedisit, Diana Mile mendon se zgjedhja e administratorëve do të lehtësojë këtë proces.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekti-i-bashkise-tirane-ja-si-te-gjelberojme-tarracat-e-pallatave