A1 Report - Miratohet buxheti i Bashkise Tirane shtyhet projekti i bulevardit te ri

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË -- Bashkia e Tiranës ka tashmë buxhetin e saj, por pa projektin e shpronësime të bulevardit të ri. Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar vetëm me 29 votat e të majtëve, që të ndajë projektin e shpronësimeve të bulevardit të ri, nga projektbuxheti i bashkisë.

Që do të thotë se nga ky moment, bashkia e Tiranës do të mund të bëjë investimet, ndërsa do të të rishikojë edhe shumën prej 580 mln lekësh të lënë në dispozicion të shpronësimeve. Kërkesa ka ardhur nga të mjatët, pasi pjesa e projektbuxhetit që përcaktonte vlerën e shpronësimeve, ishte kthyer për rishikim nga prefekti, ndërsa të djathtët kanë këmbëngulur se kjo bëhet vetëm për arsye politike

Ndërkaq gjatë kohës që diskutohej buxheti banorët e zonës ku do të kalojë bulevardi i ri i Tiranë janë ngritur në protestë pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës, pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak duke kërkuar anullimin e pikës 2 të buxhetit të bashkisë së Tiranës, për shpronësimin e tokave të tyre, pasi shtëpitë e tyre janë ende të palegalizuara. Kërkesa e tyre u miratua nga të majtët pas debateve mes palëve. Si rrjedhin, mbledhjen tjetër të Këshllit bashkiak të Tiranës do të diskutohet një akt i Prefektit që ngre këtë problem.

Vendimi për shpronësimin është marrë nga Qeveria Berisha dhe banorët kërkuan anullimin e tij nga kryebashkiaku Basha deri në hipotekimin e banesave të tyre.

Njeri prej protestuesve tha: "Vendimi i Këshillit Bashkiak nuk ka qënë i drejtë. Të tjerë emra ka VKM-ja e Berishës dhe të tjerë emra ka në terren. Ne kërkojmë të bëhet legalizimi dhe vlerësimi i pronave tona dhe pas kësaj, të punohej me projektin, ndaj të cilit ne nuk jemi kundër.

Na e gjeni kryetarin e Bashkisë së nuk po e gjejmë, që të rrëzojmë bashkë atë VKM. Ne nuk mund të rrëzojmë VKM-në e Berishës; bashkia sot drejtohet nga Eno Bozdo, një i emëruar nga Partia Demokratike.

U bëj thirrje këshilltarëve të bashkisë që të çmontojnë pikën nr.2 të bërjes së bulevardit. Pyetini këta të bashkisë a i marrin rrogat? Se atyre nuk u janë bllokuar pagat, kurse buxheti ynë thonë nuk është zhbllokuar.

I bëjmë thirrje Bashkisë të shkojë tek ALUIZNI, tek Artan Lame dhe të zhbllokojë situatën. Ky është një skandal i madh; që të gjitha mediat instrumentualizojnë problemet politike dhe nuk merren me problemet tona sociale.

Ne kërkojmë që buxheti i Bashkisë të heqë zërin e shpronësisë, sepse ne nuk kemi ende shtëpi të legalizuar mbi këto prona.

Ne kërkojmë më parë legalizimin dhe pastaj rivlerësimin e tokës dhe shtëpisë në fund do t'i themi Edi Ramës që në e kemi mbështetur. Ligjet janë bërë për këtë njërëz që kanë dy-tre shtëpi të bëra me lekë të paparë, jo për që ne kemi vetëm një, që do ta mbrojmë me gjak.

Prefekti nuk ka çfarë të ndërhyjë në këtë situatë, sepse nuk ka kompetencë; tagrin e kanë këta zotërinj të parlamentit të qytetit të Tiranës. U kërkojmë atyre të kthejnë grupet e punës në terren,"- përfundoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form