E-kioska.al, shërbim në çdo kohë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret e Tiranës nuk kane nevoje te presin ne radhe për te marre një dokument ne bashki, certifikate, vërtetim apo për te aplikuar për një kërkesë. Përmes këtyre pajisjeve qe do te funksionojnë pranë çdo njësie administrative, banoret e kryeqytetit mund te kryejnë pune ne pak minuta, madje dhe ne fundjave. Shërbimi është përuruar nga kryetari Veliaj ne njësinë numër 5.



?Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska. Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9 ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit E-Kioksa.Al, ose mund të printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të qeverisjes vendore?.



Shërbimi funksionon 24 ore dhe ne dy gjuhe, shqip e anglisht. Përmes kësaj teknologjie thotë Erion Veliaj, qytetarët marrin 47 nga 70 shërbime qe ofron Bashkia e Tiranës.



?Në pak minuta, pa pagesë, shumicën e këtyre aplikimeve, si aplikimi për hapësirë publike, për licencë taksie, për akses në rrugë, për aktivitete politike, protesta, mitingje, koncerte, pra më shumë se 60% e shërbimeve që ofrohen në sportelin e bashkisë, fare mirë mund të aksesohen përmes E-Kioskës?.



Shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin.

Share This Video


Download

  
Report form