Rama: Shqipëria i meriton negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk ka asnjë mëdyshje per orientimin e saj kah Bashkimit Europian. Ne nje interviste per nje prej te përditshmeve me te mëdha te Austrisë, Kurrir,  kryeministri Edi Rama ka vene ne dukje pozicionimin e qarte te Shqipërisë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse anëtarësimi ne BE është mbrojtje nga ndikimi rus ne Ballkan.

 

"Kjo nuk duhet të kthehet në dilemë mes amë shumë reformave apo më shumë havjari. Kjo nuk ka rëndësi, le të na ofrojnë sa havjar të duan."



Rama ka reaguar edhe ndaj skeptikeve te zgjerimit, veçanërisht deklaratave te fundit te presidentit te Francës



"Ajo që ne kërkojmë është një recetë. Negociatat e anëtarësimit janë receta për një terapi të re që të trajtoje plagët dhe problemet e se shkuarës. Nëse BE çel negociatat, atëherë ajo ka më shumë mjete dhe mundësi presioni ndaj vendeve kandidate."



Kryeministri ka vene ne dukje se Shqipëria ka bere me shume se çdo vend tjeter përpara çeljes se bisedimeve per anëtarësim.

 

"Na thane, duhet të skanoni gjyqtarët dhe prokurorët dhe do merrni OK për negociatat. Ne e bëme dhe sot akuzohemi se ka shumë kriminalitet dhe korrupsion. Po cila është rruga më e mirë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin se sa ndërtimi i një sistemi drejtësie nga e para?"



Shqipëria ? theksoi Rama - e meriton hapjen negociatave ne qershor pasi vetingu ka dhëne rezultatet e  para dhe 27 gjyqtare janë larguar nga sistemi i drejtësisë, ndërkohe qe i njëjti proces skanimi ne polici ka sjelle dorëheqjen e 350 uniformave blu.

Share This Video


Download

  
Report form