http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy ditë takimi në Komitetit parlamentar të Stabilizim Asociimit BE ? Shqipëri, mazhoranca e opozita u bashkuan në një deklaratë të përbashkët. Në dokumentin e miratuar me konsensus, politika shqiptare i bën thirrje BE-së të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim, meritë të cilën BE duhet t?ia njohë Shqipërisë tha drejtuesja e delegacionit të PE-së Monica Macovei.
Në fund të takimit opozita deklaroi fitore, pasi iu pranuan amendamentet kryesore në deklaratën finale.
Taulant Balla, në emër të mazhorancës tha se lajmi kryesor është se të gjithë u bënë bashkë për t?i kërkuar BE-së çeljen e negociatave.
Në ditën e dytë te Komitetit të Stabilizim Asociimit, edhe pse partitë politike ne tryeze kishin qasje te ndryshe per çështjet ne diskutim, u vu re nje dakordesi e plote mes palëve per procesin e integrimit. Ndërsa nga eurodeputetet u kërkua lufte me efikase ndaj korrupsionit, pasi sipas tyre edhe pse numri i hetimeve eshte i larte, numri i te dërguarve per gjykim është shume i ulet. Po ashtu, vëmendje iu kushtua dhe procesit zgjedhor, ku kërkohet me urgjence hartimi i një ligji të ri, në mënyrë që të shmangen shit-blerja e votave e të përmbushen rekomandimet e OSBE/ODIHR.