Ora News - Vlora ka numrin më të lartë të dosjeve për pronat

Ora News Lajme 2018-05-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjensia e Trajtimit të Pronave ka raportuar se gjatë viti 2017 Vlora është qyteti me numrin më të larat të dosjeve pa vendime e ndjekur nga Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Ndërkohë qarqet me më pak problematike rezultojnë Dibra dhe Kukësi. Por përtej kësaj ky institucion ka ngritur si shqetësim edhe mungesën e dokumentacioneve. Qarqet qe vuajnë më shumë këtë pjesë janë Fieri ,Vlora e Gjirokastra pasi u janë djegur kadastrat në vitin 97.

Prona vijon të mbetet një ndër problematikat më të ndjeshme për shoqërinë shqiptare. Në raportin vjetor për vitin 2017 Agjensia e Trajtimit të Pronave raporton se në total mbeten pa vendime 9523 dosje në të gjithë vendin.

Vlora është qarku më problematik i ndjekur më pas nga Tirana,Shkodra dhe pastaj Durrësi. Sipas Agjensisë së Trajtimit të Pronave Dibra dhe Kukësi janë qytetet që kanë numrin më të vogël të dosjeve që presin një vendim për të drejtën e pronës.

Ky institucion raporton se gjatë punës së tij është hasur me një problematikë të theksuar të mungesës së dokumentacioneve.

Problem mbetet edhe gjetja e të dhënave në kadastrat e Vlorës, Fierit dhe Gjirokstarës për shkak të djegies së kadastrave në 97.

Mundësia më e mirë e përpunimit të të dhënave për të normalizuar të drejtën e pronësisë konsiderohet azhornimi i regjistrave, por që ndërkohë ende nuk ka përfunduar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlora-ka-numrin-me-te-larte-te-dosjeve-pronat

Share This Video


Download

  
Report form