Ora News – Ulet niveli i papunësisë, INSTAT: Shërbimet, ka numrin më të lartë

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulet numri i personave që janë të papunë në Shqipëri.
Të paktën sipas INSTAT që ka publikuar raportin për tremujorin e dytë të këtij viti vihet re se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend ka 1.6 % më pak shtetas të papunë.
Shkalla e papunësisë për tremujorin e fundit të 2017 llogaritet më e ulëta në 5 vitet e fundit. Shërbimet vijojnë që të jenë sektori me kontributin më të lartë në punësim çka mund të lidhet edhe me sezonin turistik i cili tashmë është në përfundim.
Sipas raportit të INSTAT në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 9 % në sektorin e shërbimeve dhe 2,5 % në sektorin e industrisë.
Bujqësia ndërkohë ka pësuar rënie të numrit të të punësuarve me 1.7% por një lajm i mirë është se është rritur niveli i punësimit të të rinjve. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ulet-niveli-i-papunesise-instat-sherbimet-ka-numrin-me-te-larte/

Share This Video


Download

  
Report form