Xhafaj reagon per deshmine e Albert Veliut: Eshte sajese dixhitale e PD!

RTV KLAN 2018-05-18

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si sajesë dëshminë e Albert Veliut, Dëshmitarit X që shfaqet në videopërgjimin që sipas tij dhe Partisë Demokratike implikon vëllain e ministrit ne trafikun e drogës. Ai e komentoi dëshminë e Veliut për herë të parë, teksa u pyet nga mediat pas vizitës në zyrat e Task Forcës Speciale në Policinë e Shtetit me ambasadoren gjermane, Susanne Schutz.

?Për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t?ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ?sajesave dixhitale?. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për 'qytetarin dixhital të sajuar'. Kjo s?është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë.?

Para publikimit të dëshmisë së Albert Veliut nga Partia Demokratike, Ministri i Brendshëm e quajti audiopërgjimin si shantazh ndaj tij dhe kërkoi nga Prokuroria hetime për të nxjerrë para përgjegjësisë penale autorët.

Share This Video


Download

  
Report form