Report TV - Rama: PD është kthyer në “Audio-Video SHPK”, Xhafaj vijon detyrën

Report TV 2018-05-18

Views 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Bullgaria ku mori pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në një konferencë shtypi nga Rinasi foli për mundësinë e hapjes së negociatave në fund të qershorit, por edhe dëshminë e dëshmitarit 'X' të PD, Albert Veliu kundër vëllait të Fatmir Xhafajt. Rama e cilësoi dëshminë e Veliut si një maskaradë nga PD, që ka vetëm një objektiv, bllokimin e negociatave.

Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël e organizuar nga një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse, ndërsa këtë e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental. Video shpk e PD tregon se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it. Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.

Edi Rama
Kryeministri u shpreh se Xhafaj do të vijojë që të qëndrojë në detyrë dhe një nga shkaqet që sulmohet nga opozita janë rezultatet e arritura në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Unë përgjigjen për të vendosur nëse është cënuar moralisht figura e ministrit të Brendshëm e kam marrë, dhe ai do të vijojë që të jetë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri dhe rezultate domethënëse, kjo një tjetër arsye se përse këta janë kaq të shqetësuar.

Edi Rama
Duke u ndalur te lobimi për negociatat në qershor, Rama tha se BE ndodhet në një moment mjegullnaje për shkak të debatit të brendshëm që synon reformimin e unionit, por shtoi se është besimplotë për një përgjigje pozitive muajin tjetër.

Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit. Erërat kundër zgjerimit në BE nuk ndihmojnë. Në qershor kam besim se nuk do të zbprasemi me një vendim që do të jetë pa dritë, sesi do të jetë dhe në cfarë mënyrë do na jepet mundësia për të ecur përpara është dicka për t'u materializuar në fund të qershorit. Ata e çmojnë progresin e bërë në Shqipëri, por unë do të vijoj të këmbëngul, pasi nuk kemi asnjë rrugë tjetër, që të bëhemi të bezdisshëm që të dëgjohet zëri juaj.

Share This Video


Download

  
Report form