Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse hyri në fuqi para një viti, statusi i naftëtari nuk po gjen zbatim.
Në emisionin BOOM kanë mbërritur disa denoncime nga vetë naftëtarët të cilët thonë se nuk ia pranojnë dokumentat për të dalë në pension.
Naftëtar: Unë kam marrë statusin e naftëtarit, sipas të cilit duhet të dal në pension me 30 vite punë, une kam 41 vite punë dhe ende nuk kam dalë në pension.Te sigurimet shoqërore nuk na i pranojnë letrat. Thonë presim urdhër nga drejtoria e përgjithshme.
Pse na e dhanë këtë letër kur nuk ka asnjë vlerë, dhe ky ligj nuk gjen zbatim?
Ky status na mundëson ilaçet dhe vizitat falas për sa kohë nuk na e njohin vizitat dhe ilaçet i marrim me leke.
Gazetarja e BOOM Alekta Çeku shkoi së bashku me qytetarin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Fier, por nuk mori asnjë përgjigje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-statusi-i-naftetarit-1-vit-pas-miratimit-nuk-gjen-zbatim