Ligji për qasje të lirë nuk gjen zbatim në praktikë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Shtatë vjet pas miratimit të Ligjit për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik, pushteti qendror dhe ai lokal nuk e zbatojnë të njëjtin. Në vend që të jenë të hapur dhe transparent, ata gjithnjë e më shumë po mbyllen. Informacionet të cilat duhet t'i publikojnë rregullisht nuk i realizojnë përderisa për të njëjtat nuk ka kërkesë nga ana e subjekteve fizike apo sektorit joqeveritar. Kështu flasin të dhënat nga analiza e implementimit të këtij ligji nga ana e fondacionit "Shoqëri e hapur Maqedoni".Sipas tyre nevojitet që ligji të implementohet por jo edhe të ndryshohet.

"Për fat të keq, pas 7 vjetësh i konstatojmë të njëjtat probleme, se ekziston shkallë e lartë e heshtjes së administratës, mos respektim të formës ligjore për komunikim me kërkuesit me çka kërkuesve iu kufizohet e drejta e qasjes, zbatim joadekuat i përjashtimeve kur duhet ta realizoni të drejtën e qasjes së lirë të informatave nga ana e institucioneve dhe pritja e gjatë e përgjigjes nga ana e institucioneve janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet një kërkues", tha Dançe Danillovska, Fondacioni Shoqëria e hapur Maqedoni.

Sipas analizës brengosëse është edhe fakti që deri më tani Komisioni nuk ka ndëshkuar asnjë institucion shtetëror dhe me këtë në njëfarë mënyre po humb edhe autoritetin.

"Komisioni bën gabim për shkak se ajo në asnjë moment nuk kërkon përgjegjësi atëherë shtrohet pyetja cili është roli i komisionit. Nëse unë si komision nuk mund t'i detyroj poseduesit e informacioneve të veprojnë në bazë të ligjit. Trandet e reja tregojnë se komisioni në fakt i nxit institucionet që të mos zbatojnë ligjin nëse nuk u përgjigjet atyre", tha Zharko Haxhi Zafirov avokat.

Sipas analizës gjatë vitit 2012 janë shtruar mbi 4800 kërkesa që paraqet shifrën më të lartë të kërkesave deri te Komisioni për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik që nga miratimi i ligjit. Nga fondacioni kërkuan që të shkurtohet afati i dhënies së informatave nga ana e Komisionit dhe ai të ketë rolin ndëshkues ndaj poseduesve të informacioneve. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form