Gazetarja Aulona Minga dhe fotografi Altin Çelmeta ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Minga tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se për të gatuan nëna e saj, por sot ajo kishte zgjedhur të përgatisë rizoto me perime dhe karkaleca.
Ndërkohë Çelmeta tha se di të gatuaj dhe se shpesh përgatit ushqim për familjarët e tij. Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatisë ëmbëlsirë me petë sfoliato. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e gazetares Minga.