Report TV - Çipa: Gazetaria ndodhet përpara një krize

Report TV 2018-05-16

Views 0

Duke u nisur nga vemendja që shkaktoi përzgjedhja e ?Fake News? si një nga fjalët më të përdorura të vitit 2017, ky fenomen ka marrë përmasa mjaft të gjera duke përfshirë në diskutim si njerëz të medies, gazetarë, analistë por edhe ekspertë të politikës dhe sigurisë.

Për trajtimin e kësaj problematike në një universitet në Tiranë u organizua workshopi ?Fake News, problem i medies apo demokracise. Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tregoi një panoramë në të cilën gjendet media sot.

Mediet tona praktikisht janë para krizës së mos mbërritjes tek burimi dhe mosrespektimit të kritereve klasike të më shumë se 3 burime. Dhe ne vetëm përmes kësaj ekologjie mund ta mposhtim cunamin e madh të ?Fake news?, me të cilin përballet media tradicionale e profesionale dhe qytetari, me mundësi për të transmetuar e gjeneruar lajm çdoherë.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS