Report TV - Dëshmitarët rrëfejnë eksodin e vitit ’91: Na njoftuan një ditë përpara

Report TV 2016-03-02

Views 14

Një ekspozitë fotografike, 25 vjet pas eksodit të parë që ndodhi në portin e Durrësit, është hapur sot në galerinë Nikolet Vasia të qytetit. Ekspozita "Porti i Durrësit, 25 vjet pas eksodit" ka mbledhur drejtues të autoritetit portual, agjencisë telegrafike shqiptare dhe bashkisë.

Një prej personave protagonist i eksodit ka qenë edhe kapiteni i anijes Vlora. Halim Milaqi tregon se në eksodin e dytë, atë të gushtit 1991, anija që ai drejtonte u mbush tej kapaciteteve me rreth 20 mijë njerëz dhe me shumë mundime arriti në Itali.

?Unë edhe tani që e kujtoj rrënqethem, patëm shumë probleme dhe kanë qenë në bord rreth 20 mijë veta. Përfundoi uji i pijshëm, anija ishte me motorr të hapur për riparim që nga ekuipazhi anijes e sidomos nga sektori i makinerisë është bërë e pamundura që të riparohet ose të vihet motorri në eficencë për të shkuar drejt portit Italian,? kujton Halim Aliqi.

Astrit Tahiri ka qenë në atë kohë telekronist i televizionit shqiptar. Ai tregon për herë të parë një detaj interesant, se si një natë më parë autoritetet e kohës i thirrën bashkë me korrespodentin e ATSH-së duke i parapërgatitur për atë që do të ndodhte të nesërmen.

?Një natë më parë se të ndodhte eksodi na thërrasin në mënyrë të papritur në orën 11 të natës mua që isha korrespondent i TV dhe korrespondentin e ATSH-së në komitetin e partisë që ne të përgatiteshim çfarë do të ndodhte nesër, do të thotë që ishte një skenë e përgatitur që nga më përpara nga udhëheqja e lartë e shtetit në bindjen time edhe të nesërmen ndodhi eksodi,? rrëfen ai.


Kryebashkiaku Vangjush Dako, në përshëndetjen e tij tha se ditët e marsit 1991 janë ditët më të trishta të qytetit, pasi shumë qytetarë po iknin nga vendi për të realizuar ëndrrën evropiane, atë ëndërr që kemi edhe ne sot për të qenë pranë saj.

?Një nga ditët më të trishtueshme që ka kaluar në jetën e vet ky qytet ditën e eksodit, ditën kur mijëra të rinj e të reja u larguan nga ky qytet për të emigruar drejtë Evropës për një jetë më të mirë për një Evrope të cilën dëshirojmë dhe ne sot të jemi pjesë e saj,? tha Dako.


Në data 6 dhe 7 mars 1991 nga porti i Durrësit u nisën 24 mjete lundruese drejt portit të Brindisit duke dërguar afro 16 mijë vetë në Itali, ndërsa eksodi i gushtit ishte më i madh, pasi me anijet e portit ikën më shumë njerëz duke kërkuar një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.

Share This Video


Download

  
Report form