Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij " />
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "/>

"Ju flet Moska": Sa do të na shërbejë legalizimi i mafies shqiptare?

Ora News Emisione 2018-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" referuar ngjarjeve të sotme, duke nisur nga deklarata e BE për nenin e ekstradimit thotë se mafia shqiptare u legalizua. Por pyetja që ngre Myftaraj është sa do të na shërbejë kjo?

Myftaraj: Disa gjëra sa të çuditshme aq edhe domethënëse kanë ndodhur sot në lidhje me atë që mund të quhet si çështja e vëllezërve Xhafaj.

Problemi është se ka ndodhur disa gjëra që të marra në tërësinë e tyre në formojnë një mozaik, i cili ka një fjali që lexohet. Sot është është një datë e caktuar, është legalizuar mafia shqiptare. Nuk ka si i interpreton ndryshe këto që i interpreton sot dhe koha do të tregojë sa do të na shërbejë kjo gjë. Ka njerëz që thonë me cinizmë që "epo mirë meqë përfitojnë dicka, çtë keqe ka janë marrë të tjerët me mafie, pse mos merremi ne shqiptarët".

Kur them është legalizuar mafia shqiptare kam parasysh disa detaje të ngjarjeve të sotme. Dita e sotme u hap mediatikisht me një njoftim i Zërit të Amerikës.

Zëri i Amerikës u interesua herët për të marrë një prononcim nga zyra e BE në Tiranë. Pyëtja ishte për atë nenin e famshëm të ekstradimit.

Zyra e BE i ktheu Zërit të Amerikës një përgjigje interesante. Në thelb është ai nen që ishte. Fjala në thelb le vend për shumë interpretime.

Nësër mund të thuhet "unë thashë në thelb ai është por ka disa ndryshime. Pra përgjigjja është jo angazhuese. Përvec kësaj të bën përshtypje edhe fakti që Zëri i Amerikës i drejtohet BE për një nen kyc të reformës në drejtësi që e ka marrë përsipër qeveria amerikane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-sa-do-te-na-sherbeje-legalizimi-i-mafies-shqiptare

Share This Video


Download

  
Report form