Vijon turi i llogaridhënies publike të qeverisë?Puna për Shqipërinë që Duam?. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është ndalur në fshatin Kutë të Mallakastrës dhe në qytetin e Memaliaj.
Në takimin që u mbaj në qytetin e Memaliaj, ministrja e Arsimit e shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku i qytetit, dëgjuan shqetësimet e banorëve duke dhënë zgjidhje dhe mbajtur shënime për t?i adresuar në institucionet e duhura.
Nikolla nga Memaliaj u bëri me dije prindërve të Shqipërisë se projekti pilot ?Bëjmë detyrat e shtëpisë? ka shënuar arritje të reja tek nxënësit që janë pjesë e këtij projekti gjatë këtij viti, kjo falë testimit që fëmijëve ju bë para nisjes së kësaj nisme, e cila nga viti i ri shkollor do të zgjerohet edhe më tej, jo vetëm në 5 bashki të vendit.