Ministrja e Shëndetësisë, Manastiriliu, me rastin e 8 marsit ka premtuar rritje page për mjekët dhe infermierët dhe kushte më të mira për mjekët e të gjithë vendit në vitin 2019.
Ne deklaratën e saj Manastiriliu mori si shembull një infermiere nga Bulqiza, e cila ka shpëtuar një foshje 6 muajshe pavarësisht se për ta bërë këtë i është dashur të kalojë vështirësi. Ajo përgëzon infermieret për sakrificën e tyre dhe infermierën në fjalë, Liridona Canin, e nderon me çmimin e mirënjohjes. Ministrja ndan gjithashtu disa çmime mirënjohje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat i janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica.