Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë u përfshi nga flakët në rrugën ?Ludovik Saraçi? në afërsi të Trumës së Dugajave të Reja në Shkoder.
Ende të paqarta janë shkaqet e këtij zjarri, që fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa demet materiale janë të shumta.
Kanë qenë fqinjët që konstatuan flakët dhe njoftuan shërbimin zjarrfikës, e cila ndonëse mbërriti me shpejtësi, si pasojë e vjetërsisë së banesës, nuk arriti ta shpëtojë atë.
Fatmirësisht zjarri nuk u përhap tek shtëpitë ngjitur, ndërsa në momentin e shfaqjes së flakëve brenda banesës në pronësi të Pjetër Pjetrës nuk kishte njeri, fakt që konfirmohet nga i afërmi Klement Pjetra.
Drejtori i Emergjencave në bashkinë Shkoder, Ridvan Bushati, pranon vështirësitë që hasen me të tilla raste, kryesisht nga bllokimet që u bëhen rrugëve dhe rrugicave në hyrje të blloqeve të banimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarri-djeg-banesen-ne-shkoder