41 të arrestuar për falsifikim dokumentesh

RTV KLAN 2018-05-15

Views 1

41 persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe trafik të qenieve njerëzore. Mes të arrestuave janë edhe dy efektivë policie.

?Janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësi të tjerë mes tyre 2 punonjës policie si dhe një shtetas i shpallur në kërkim. Ndërkohë, u zbuluan dhe u sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pasaporta të vendeve të ndryshëm të BE të falsifikuara dhe pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash kesh", tha në një dalje për mediat kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Grupi falsifikonte dokumente të ndryshme, si viza, vula, stampa e pasaporta. Pasi i siguronin dokumentet e nevojshme, ky grup i trafikonte më pas personat drejt SHBA-ve, Kanadasë e Britanisë.

"Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.", tha Veliu.

Ata merrnin shuma të konsiderueshme parash, që shkonin deri në 20 mijë euro për person.

Share This Video


Download

  
Report form