I vendosur si prioriritet nga qeveria, sektori i turizimit këtë sezon nuk do të mjaftohet vetëm duke ju ofruar turistëve ujin dhe rërën e plazheve.
Panairet e kulinarisë që ofrojnë traditat e zonës janë një nga shumë eventet që janë planifikuara e që kanë çelur siparin sezonit për 2018 në Ksamil me festën e Midhjes. Të pranishëm veç krerëve lokalë, ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili premton shtrirjen në gjithë bregdetin të këtyre festave.
Brenda Majit, Ministria e Turizimit do të prezantojë dhe projektin "Smile Albania" që synon t'i ofrojë turistëve 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe për t'u rikthyer në Shqipëri.
Tv Klan