Shtimi i aktiviteteve artistike e kulturore në kryeqytet janë thelbi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe Ekphrasis Studio.
Kjo marrëveshje synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave për artin publik, me qëllim përmirësimin cilësisë së jetës artistike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se marrëveshja do të krijojë mundësi për të gjithë ata që duan të zhvillojnë idetë e tyre në fushën e artit dhe kulturës, por edhe do t?i japë institucioneve një dokument se si duhet të zhvillojnë politikat e tyre kulturore.