Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fundjava në kryeqytet ofron një mori eventesh kulturore për çdo grupmoshë. Në Galerinë e Arteve kryeveprat e artit italian të viteve 1900 vijojnë të tërheqin një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj. Për herë të fundit këtë fundjavë shfaqet në teatër komedia satirike ?Opera për tre grosh? si dhe drama ?E verteta e Marias?. Për më të vegjlit premierë në Teatrin Eksperimental do të jetë ?Qyteti i Ngjyrave?.
Kjo fundjavë e gjen kryeqytetin me një axhendë të pasur kulturore. Nëse ende nuk keni vendosur se si do t`i shpenzoni dy ditët më të shtrenjta të javës ju sugjerojmë disa stacione argëtimi për çdo moshë.
Edhe kete fundjave nuk duhet humbur mundësia për të admiruar nga afër kryeveprat e artit italian të viteve 1900, të cilat prej ofro dy javësh ndodhen në Galerinë e Arteve.
?Opera per tre grosh? nje komedi satirike e vene ne skene nga nje kastë e njohur aktoresh shqiptar shfaqet kete fundjave per here te fundit per publikun.
Teatri Kombetar ju mirepret te shtune dhe te diele ora 19:00.
Nese ende nuk e keni zbuluar të vërtetën e Marias, veprën e autorit Lisandri Kola, nxitoni kjo është fundjava e fundit qe aktoret ngjiten në skenë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/fundjava-kulturore-ne-kryeqytet-aktivitete-per-te-gjitha-grupmoshat/