http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca LGBT dhe ProLGBT kanë mbajtur ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
?Parada e krenarisë?, një eveniment simbol që zhvillohet paralelisht edhe në shtete të tjera, ka mbledhur dhjetëra anëtarë të këtij komuniteti të cilët kanë bërë thirrje kundër diskriminimit.
Pjesë e paradës ka qenë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu si dhe aktivistë LGBTI nga vendet e rajonit.
Forca të policisë kanë qëndruar në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të aktivitetit, i cili ka përfunduar pa shënuar incidente.