http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur që komunikimin javor te kësaj te diele t?ia kushtojë protestës dhe vullnetit të popullit që u ngrit dje për zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Duke krahasuar protestën e 18 shkurtit me atë të 21 janarit, Rama theksoi se qeveria e drejtuar prej tij tregoi se në një shtet normal është elementare e drejta e protestës.?Dje e panë të gjithë një protestë të thirrur një protestë prej opozitës, një protestë që u lajmërua javë më parë, një protestë që ndryshon nga protesta e ca viteve më parë ku u rrahën e u vranë barbarisht protestues që nuk bënë asgjë më shumë se sa protestuesit që u mblodhën dje në bulevard, pavarësisht retorikës politike që ata zgjedhin.?Duke folur për kushtin për zgjedhje të lira e të ndershme Rama kujtoi demokratëve se janë ata qe kanë braktisur komisionin e reformës elektorale që është vendi i duhur për të adresuar pretendimet.?Ata ishin ngritur për zgjedhje të lira e te ndershme. Po kush nuk i do zgjedhjet e lira e te ndershme. A ka ndonjë provë që ndalojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira e të ndershme/ a duhet ta besojmë ne këtë me një opozitë që ka braktisur komisionin e reformës zgjedhore. Retorika e zjarrte për zgjedhjet ka braktisur komisionin e reformës zgjedhore. udhëheqësit e protestës së djeshme kanë një bilanc profesional e politik shumë të dobët, në raport me protestat dhe standardet e zgjedhjeve?.Sipas kryeministrit, opozita e maskon frikën nga reforma në drejtësi dhe vetingu me thirrjen saj për zgjedhje të lira e të ndershme.?Ata që erdhën dje në bulevard e duan vetingun dhe reformën në drejtësi njëlloj si unë dhe çdo shqiptar tjetër. Kurse ata qe i thirrën në protestë janë ata që nuk e duan dhe i friken reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi ata duan të mbrojnë të korruptuarit. Janë gati ti hapin luftë Amerikës dhe Europës me akuza qesharake mbi reformat. Të gjithë këtë e maskojnë me thirrjen për zgjedhje te lira e te ndershme.?Ne fund Edi Rama deklaroi se vetë reformat e ndërmarra nga kjo qeveri të vlerësuara edhe nga ndërkombëtarët janë një garanci më shumë për zgjedhje të lira e të ndershme.