Farmacistët kërkojnë pezullimin e vendimit, Toma: Po shantazhohen për lidhje të kontratës

Report TV 2018-05-15

Views 0

Farmacistët në gjithë vendin kërkojnë që të pezullohet vendimi për kontratën aktuale të barnave të rimbursueshme. Deklarata është bërë nga presidentja e urdhrit të farmacistëve Diana Toma, e cila vuri dhe një herë vëmendjen te presioni që po iu bëhet farmacistëve për lidhjen e kontratës.

Ndërkohë, farmacistët të pyetur nga Report Tv tregojnë dëmet që kanë pësuar me kontratën e re. Nëse dëshirohet të lidhet një kontratë dy palëshe mes fondit dhe farmacistëve do të duhet të anulohet vendimi i datës 5 maj për listën e barnave të rimbursueshme. Diana Toma, presidentja e urdhrit të farmacistëve, shpjegon se kjo do të ishte garancia për bashkëpunimin e palëve.

Farmacistët më kanë ngarkuar që të përcjell në emër të tyre kërkesën për pezullimin e vendimit nr.5 të datës 4 maj 2018, pasi për sa kohë nuk pezullohet ky vendim, kontratë e paraqitur paraprakisht dhe e miratuar në mbledhjen e kësaj date mbetet ende në fuqi. Dëshiroj ti përcjell institucionit të fondit shqetësimin që kolegët më kanë përcjellë lidhur me presionin që punonjës të këtij institucioni kanë bërë karshi profesionistëve farmacistë duke arritur deri në vajtjen pranë subjekteve farmaceutike në emër të institucionit që përfaqësojnë, me kontratë në dorë duke i shantazhuar për lidhje të kontratës. Ju lutem jepini fund kësaj lloj marrdhënie.

Share This Video


Download

  
Report form