Rudina - Redi Jupi dhe Vivian Jupi: Historia jone e dashurise! (10 maj 2018)

RTV KLAN 2018-05-15

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ata janë prej 10 vitesh bashkë dhe martesa e tyre është bekuar me 3 fëmijë. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Kombëtares, Redi Jupi dhe bashkëshorten e tij Vivian.

Dasma e tyre 10 vite më parë ishte një ndër ngjarjet më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Ishte koha kur një ndër futbollistët më të njohur, Redi Jupi martohej me një vajzë shumë elegante, që studionte në Francë, Vivian Petrela, vajza e mjekut të njohur, neurokirurgut Mentor Petrela.

Çifti ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

?Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s?kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë. E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri?, tha Vivian.

Ndërkohë ish-futbollisti shtoi se kur është takuar me bashkëshorten e tij ka qenë hera e parë që pushonte në Gusht. Ai tregoi se në atë periudhë kishte nisur të shkëputej gradualisht nga sporti dhe takimi me Vivian sipas tij ishte i bekuar.

?Në fakt ka qenë shumë interesante, sepse ishte hera ime e parë që bëja pushime në Gusht. Kur mbaron kampionati ne kemi 1 ose 2 javë pushim dhe përgatitemi për kupat e Europës. Hera e parë që bëra pushim gjeta bashkëshorten. Ishin pushime të bekuara. Ishte një periudhë shumë e mirë, sepse unë po shkëputesha nga sporti dhe kisha atë hezitimin se çfarë do të bëja. Isha në një moment meditimi të thellë dhe kjo më ndihmoi të bëj zgjedhjen e duhur. Mua në fillim më pëlqeu shumë thjeshtësia e Vivit dhe fakti që nuk më njihte fare për profesionin që kisha?, tha Jupi.

Share This Video


Download

  
Report form