Rudina/ Redi Jupi dhe bashkeshortja e tij flasin per emocionet e prinderimit (10.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-15

Views 4

Ata janë prindër të tre fëmijëve dhe kanë bashkë 10 vite të martuar. Por sot Redi dhe Vivian Jupi ndanë me të gjithë emocionet e prindërimit. Të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan ata trguan se pasi morën vesh se do të bëheshin prindër jeta e tyre ndryshoi.
?Që në momentin që morëm vesh që Vivi priste një fëmi, ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Impenjimi ishte shumë i madh dhe emocioni po ashtu. Ishte një gjë që më përfshiu komplet. Është bekim shumë i madh. Ata janë tre por janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në shtëpinë tonë nuk mungon zhurma dhe hareja sepse fëmijët janë rritur tashmë?, tha Jupi.
Ndërkohë Vivian shtoi se gjithmonë ka dashur që familja e saj të ishte e madhe.
?Të tre fëmijët kanë lindur në Paris. Unë e kam dashur gjithmonë një familje të madhe, edhe kur kam qenë e vogël i kam dashur shumë fëmijët?, shtoi Vivian.

Share This Video


Download

  
Report form