Prej 2 javësh po transmetohet në ekranin e Tv Klan, seriali më i ri ?Dashuri Bardh e Zi?. Edhe pse është në episodet e para të tij, seriali duket se ka mbërthyer publikun pas ekranit. Dhe këtë e thotë Albert Dumani, drejtori i Programacionit në Tv Klan. Ai ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku zbuloi detaje nga seriali më i ri, për të cilin tha se është prodhim i 2018-ës dhe se të gjitha seritë e tij do të vijnë premierë në Tv Klan.
?Sot ishte episodi 11-të i këtij seriali. Është një serial dramatik, që në episodin e parë publiku e ka ndjekur dhe ka patur audiencë shumë të lartë, deri në 70%. Është një histori e dy njerëzve krejt të ndryshëm, ai është i ziu dhe personazhi femër është e mira, e bardha. Aktorët shfaqen për herë të parë në Shqipëri, por në Turqi janë shumë të famshëm. Ky serial është i 2018-ës dhe nuk ka përfunduar ende me xhirimet. Të gjitha episodet që transmetohen në Turqi do të vijnë premierë në Tv Klan?, tha Dumani.