?Bixhoz me dashurinë?, është seriali më i ri në Televizionin Klan, i cili prej datës 20 Shkurt ka filluar të rrëmbejë menjëherë vëmendjen e teleshikuesëve. Një realizm mes luksit dhe pamjeve të bukura, ky serial ka në qendër historinë e familjes Oberoi. Një familje e madhe, më të pasurit në vend, Oberoi-t përfaqësojnë pushtetin, paranë dhe shkëlqimin. Në qendër të saj janë Omkara dhe Rudra, që janë vëllezër dhe Shivaji kushëriri i tyre, e konsiderojnë njëri-tjetrin të pandarë. Ata të tre njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti.
Për të zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë seria ishte i ftuar në ?Rudina? Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan.
??Bixhoz me dashurinë? është një nga serialët më të ndjekur indianë, i realizuar mes luksit dhe pamjeve të bukura. Ky serial ka në qendër historinë e familjes Oberoi. Një familje e madhe, më të pasurit në vend. Ajo që e bën të veçantë këtë familje, është lidhja shpirtërore e vëllezërve të pandalshëm. Omkara dhe Rudra, që janë vëllezër dhe Shivaji kushëriri i tyre, e konsiderojnë njëri-tjetrin të pandarë dhe kanë marrë përsipër moralin, principet dhe vazhdimësinë e familjes drejt famës dhe suksesit. Ata të tre njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti. Të rritur mes luksit dhe famës, ata njihen si beqarët më të kërkuar. Të tre të ndryshëm nga njëri-tjetri, vëllezërit përfaqësojnë karaktere të veçanta. Omkara, është skulptor, me pasion artin dhe shumë i përkushtuar në profesionin e tij. Rudra, në jetën e tij do vetëm palestër, të vishet bukur, të flirtojë dhe të festojë. Ndërsa Shivai, një biznesmen arrogant dhe imazhi i perandorisë Oberoi, ka vetëm 2 prioritete në jetë: biznesin dhe vëllezërit e tij. Seriali nisi me përvjetorin e Perandorisë Oberoi dhe përvjetorin e gjyshit të ndjerë të kësaj familjeje. Familja Oberoi fsheh një sekret të madh të së shkuarës?.
Seriali transmetohet çdo ditë në orën 18:20.