Report TV - Etilda Gjonaj akuza të forta gjykatësve të KLD-së: Eshtë pjesa e zezë e historisë!

Report TV 2018-05-15

Views 0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi ashpër vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që refuzoi të shkarkonte tre gjyqtarët, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës. Pas këtij vendimi, Ministrja e Drejtësisë ka folur me tone të ashpra gjatë një konference për shtyp duke e konsideruar vendimin një pjesë të zezë të historisë së KLD-së.

?E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë?, u shpreh tha Gjonaj.

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Share This Video


Download

  
Report form