Ora News - Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Azilkërkuesit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e Europës, ndërsa pret qershorin për vendimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit.

Ambasadorja franceze, Christine Vasak, duke iu referuar faktit se shqiptarët ishin të parët në listën e kërkesave në vendin e saj, tha se shkak është dhe efekti zinxhir.

Christine Vasak: Imazhi i Shqipërisë është kontradiktor, flas për përceptimin në Francë. Ka një numër të madh azilkërkluesish nga Shqipëria saqë krahasuar me vendet që janë në konflikt si Siria apo vende të tjera, shqiptarët mbajnë vendin e parë. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e aizlkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë.

Ndërsa për Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, ?reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave? të Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Për përfaqësuesen e Brukselit në Tiranë, procesi ndaj të cilit sipas saj në të shkuarën u investuan shumë njerëz dhe u humb kohë, duhet shtyrë para jo vetëm nga të huajt por nga qytetarët.

Romana Vlahutin: Nëse kjo reformë nuk do të vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do të merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite.Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohën për të ardhmen pasi nuk ka kohë për të humbur.Gjithashtu shumë njerëz u investuan kundër kësaj reforme sepse nuk e donin por fatkeqësisht kemi humbur kohë. Fillimisht nga proceset në Gjykatën Kushtetuese të cilat kjo gjykatë i rrëzoi por edhe nga politika kemi humbur kohë më shumë se një vit. Por unë sot jam e befasuar sesa larg ka ecur implementimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadorja-franceze-azilkerkuesit-prishen-imazhin-e-shqiperise

Share This Video


Download

  
Report form