Hetimi Tatimor në Shkodër ka ushtruar kontroll në një subjekt, që prodhon konserva dhe vaj ulliri. Nga kontrolli, është konstatuar se kushtet e prodhimit dhe cilësia në këtë subjekt janë jashtë standardeve.
Lidhur me këtë, Hetimi Tatimor ka nisur menjëherë veprimet procedurale në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.