Nga Shkodra në ditën e luleve, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi se shqiptarët meritojnë Europën, por më parë duhet që të përmbushin standardet.
Shkodranët janë europianë prej shekujsh por duhet të sjellim standardet europiane këtu. Shkodranët dhe shqiptarët meritojnë Europën.
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin
Deklaratat ambasadorja i bëri e shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në kuadër të ditës së luleve dhe nisjes së javës së Europës. Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa në fund të qershorit vendoset.